‘Po vdes, s’muj me ia dalë!’ Zbulohen mesazhet e lamtumirës nga Londra

Personat e bllokuem mbrenda ndërtesës së ferrit në Londër iu kanë dërgue mesazhet e tyne të fundit familjeve kur e kuptuen se kishte me qenë thuejse e pamundun të mbijetonin.

Disa janë lutë për pshtim, derisa tymi dhe flakët pushtonin dhomat e tyne, ndërsa të tjerë thjesht kanë thanë “Lamtumirë”.

Nji nanë, e cila ishte bllokue me 3 fëmité e saj derisa flakët përfshinë apartamentin e saj, iu ka shkrue mesazh miqve: “Lamtumirë, nuk kam me ja dalë!”.

Nura Jemal dhe bashkëshorti i saj, Kedir, ishin mes familjeve që iu tha të prisnin për pshtimin nga autoritetet e emergjencës. Por, rreth orëve të para të mëngjesit kur e pa se nuk kishte me ia dalë telefonoi të afërmit dhe iu tha: “Zjarri asht këtu, po vdes. Lamtumirë, nuk kemi me ja dalë! Ju lutem më falni!”.

Këto ishin fjalët e saj të fundit që miqtë ndgjuen prej saj.

Miqtë kanë qenë të shqetësuem edhe për nji çift italian që banonte në katin e 23 të godinës, ndërsa nji nanë e dy fëmive kishte shpërnda në FB momentet e saj të fundit.

Gjithashtu, asht ende i paditun fati i 27-vjeçares, Mariem Elgwahry, e cila jetonte në katin e 19 bashkë me nanën e saj.

12-vjeçarja Jessica Urbano kishte telefonue nanën e saj në orën 1:40 të mëngjesit për m’i thanë se ishte bllokue mbrenda godinës që po kallej. Nana e saj kishte shkue me urgjencë në shtëpi, ndërsa kthehej nga puna, por oficerët nuk e lejuen të depërtonte kordonin e sigurisë. Nuk dihet ende fati i saj.