Policia arreston të shumëkerkuemin Rrahim Abdullahun

Rrahim Abdullahu, i njoftun me nofkën “Rrumqi”, i kërkuem prej vitesh nga Policia e Kosovës asht arrestue mbramë në Prishtinë.

Burimet e Indeksonline mbrenda policisë kanë thanë se mbas disa hetimeve intensive asht ba i mundun arrestimi i Abdullahut i cili bashkë me djalin e axhës së tij, Ilirin, ishin pjesë e grupit të Enver Sekiraqës prej mbas luftës.

Rrahim Abdullahu në vitin 2010 ishte denue me 7 vjet burgim lidhun me vrasjen e Triumf Rizës, por më pas nga Gjykata e Apelit rasti ishte kthy në rigjykim.