Policia italiane thotë se ISIS bashke me mafine italiane po kontrabandojnë cannabis n’Europë

Shteti Islamik bashke me mafinë italiane janë tue kontrabandue cannabis n’Europë.
Pimja e duhanit dhe trajtimi i hashashit në Siri asht e ndalueme me ligj të Sheriatit, por tani udhëheqësit e grupit militant po kontrabandojnë hashash drejtë Europës, shkruen Mirror.

Policia në Itali ka gjete prova se mafiozët, të cilët kanë kontrollue shumicën e furnizimeve të paligjshme të drogës në vend, po bashkëpunojnë me grupin militant ISIS për me kontrabandue cannabis përmes Libisë dhe Afrikës Veriore.

Rruga e kontrabandimit të hashashit asht Afrikë veriore – Kazablanka – Marok – Algjeri – Tunizi – Libi.