Policia jonë merr nji lajm të madh!

Transparency International në nji raport të saj ka konstatue se Policia e Kosovës asht ma e pamvaruna dhe ma e besueshmja në Ballkanin Perëndimor.
“Policia në Kosovë asht në mesin e ma të pamvarunve dhe ma të besuemve në Ballkanin Perëndimor, e kjo për shkak të përzgjedhjes së tyne transparente, emnimit dhe kërkesave ndaj zyrtarëve të saj”, thuhet në raportin e fundit të Transparency International.

Nji numër i madh i inspektorëve mbikëqyrës janë aktiv në dhanien e raporteve ditore, të arrituna simbas kerkesës.

Kështu ka shkrue edhe Raporti i Progresit për Kosovën që u publikue javën e kalueme.

“Megjithatë, çashtjet serioze që lidhen me luftën kundër korrupcionit ende mbeten për me u zgjidhë”, thotë Transparency Internacional.