Policia kerkon këta dy persona, janë të armatosun e të dhunshëm!

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren kërkon nga qytetarët të cilët mund të kenë njohuni për vendqëndrimin e dy personave të dyshuem të cilët janë në kërkim për vepra të ndryshme penale kryesisht vjedhje dhe grabitje me njoftue policinë e Kosovës përmes telefonit 192 ose stacionin ma të afërt.

Bahet fjalë për Ambroz Pjetër Morina i lindun në vitin 1982 dhe  Driton Ali Bytyqi  i lindun më 1985.

Policia ka njoftue se simbas hetimeve të gjertanishme, dyshohet se të dyshuemit i takojnë nji grupi të organizueme prej katër apo ma shumë personave të cilët kanë krye shumë vjedhje të randa gjithandej e ndër to edhe  grabitjen e armatosun dhe me maska në nji shtëpi në rrugën “Hoxhë Tasini”  që kishte ndodh rreth mesnate të datës 06 Tetor me ç’ rast nga familjarët ishin grabit nji shumë e konsiderueshme e parave dhe stolive të arta.

Policia ka arritë që dy të dyshuemit nga grupi me i arrestue ndërsa dy të tjerë janë në kerkim.

Simbas informatave që i posedon polica të dyshuemit janë të armatosun dhe të dhunshëm.

 

1-personii

 

2-personiii