Policia konfirmon që Zogaj u sulmue me shufra hekuri para banesës së tij (foto)

Njolla gjaku dhe pjesëtarë të Policisë janë pa tue qëndrue në vendin ku para disa orësh asht sulmue drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.

Hymja e banesës së tij në lagjen Ulpiana ka qenë e përgjakun ndërsa policia ka analizue provat në vendin e ngjarjes.

Dy sulmuesit simbas të dhanave të deritashme të maskuem me maska e dorëza kanë sulmue me shufra hekuri Zogajn në hymjen e ndërtesës së tij.

Ata kanë ik në drejtim të panjoftun tue e lanë eprorin e burgjeve të shtrimë përtokë.

Zogaj për momentin asht tue marrë tretman në QKUK ndërsa Kallxo.com mëson se plagët e tij në kry nuk përbajnë rrezik për jetë.

Sokol Zogaj asht ushtrues detyre i drejtorit të burgjeve që rreth nji vjet.

Në mandatin e tij kanë ndodh ndryshime përfshi suspendimin e nji varg drejtorësh të burgjeve.

Ndërkohë, edhe Policia e Kosovës përmes nji kumtese për media e ka konfirmue edhe zyrtarisht ngjarjen.

Policia gjithashtu ka konfirmue se Zogaj asht sulmue me shufra hekuri dhe se autoritetet tashma kanë nis rastin për sulm ndaj personit zyrtar.