Policia maqedone kapi 13 mijë migrantë ilegalë

Mbas ndërpremjes të ashtuquejtunit “Itinerar Ballkanik i Migracionit”, gjatë Marsit të këtij viti, forcat maqedonase të sigurisë kapën 13 mijë migrantë ilegalë, të cilët vijnë nga Greqia.

Autoritetet vendase kanë llogarit se deri në fillim të Gushtit në Maqedoni kanë arritë me hy në mënyrë ilegale të paktën 26 mijë veta, pjesa ma e madhe prej të cilave kanë kalue në Serbi, Hungari dhe Kroaci.

Asht regjistrue gjithashtu nji numër i madh trafikantësh njerëzish.