Policia parandalon nji vrasje në Tiranë

Sot shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3, dhe Skuadra Shqiponja, falë ndërhymjes në kohë kanë parandalue nji ngjarje e randë kriminale, ku u arrestue në flagrancë shtetasi Bajram Islami, 50 vjet, banues në Tiranë.

Mbas nji telefonate të ardhun në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, tek numri 112, ku shtetasi M.P., njoftoi se shtetasi Bajram Islami, po e kercënonte se do e vriste me armë zjarri, menjiherë janë dërgue shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3 dhe Shqiponjat, të cilët banë të mundun neutralizimin dhe arrestimin e personit si dhe sekuestruen në cilësinë e provës materiale nji armë zjarri tip revole model 54, me nji krahen.

Materialet proceduriale ju kaluen Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kanosja”, “Prishja e qetësise publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.