Politikanët kosovarë shprehin ngushëllime për vdekjen e Bajrami Rexhepit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, asht shprehë i shokuem nga lajmi për vdekjen e ish-kryeministrit të vendit, Bajram Rexhepi.

Ky asht postimi i plotë:

Devastated by news of the untimely demise of former PM, minister, dear friend & colleague Dr Bajram Rexhepi. Condolences to family, friends.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëllue familjen Rexhepi mbas vdekjes së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi

Veseli shkruen se vdekja e Rexhepit asht humbje e madhe për vendin.

“Tejet i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Bajram Rexhepit, ish Kryeministrit të Kosovës dhe ish Nënkryetarit të PDK-së. Një humbje e madhe për vendin. Kontributi i tij për Kosovën ishte i madh dhe populli i Kosovës do ta mbaj Bajramin si një nje punëtor dhe shumë të përgjegjshëm. Si i tillë, Bajrami do të mbetet i paharrueshëm. Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që kishin fatin ta njihnin. Faleminderit stafit mjekësor, vendas dhe të huaj, që treguan kujdes të veçantë gjatë kësaj kohe të rëndë për të”, shkruen Veseli.

Edhe ideri i AAK, Ramush Haradinaj, ka shprehë dhimbjen për vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Me dhimbje të thellë kam marrë lajmin për vdekjen e hershme të Bajram Rexhepit, një personaliteti të rëndësishëm në vend. Kosova ka humbur një njeri të përkushtuar për lirinë e demokracinë e saj, ish-kryeministrin e parë të saj, që ka udhëhequr së bashku me forcat tjera politike me procesin e vështirë të rimëkëmbjes së vendit dhe një mjek të shkëlqyer që ka ndihmuar njerëzit në kohë lufte e paqeje.

Në këto çaste të dhimbjes jemi bashkë me familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.

I qoftë i lehtë dheu.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëllue Familjen Rexhepi, mbas ndamjes nga jeta të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.

Në telegramin e kryeministrit Mustafa thuhet:

E nderuar Familje Rexhepi,

Me pikëllim të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe veprimtarit të dalluar Bajram Rexhepi.

Ndjehemi thellësisht të prekur nga kjo humbje e madhe për Ju dhe për tërë Kosovën.

Ish-kryeministri Rexhepi ishte një personalitet dhe veprimtar i shquar i cili dha kontribut të veçantë para, gjatë dhe pas luftës çlirimtare.

Bajram Rexhepi do të mbetet në historinë më të re të Kosovës, si kryeministri i dalë nga zgjedhjet e para të mbajtura pas luftës, si dhe si kryetar i Mitrovicës, duke kontribuar në avancimin e agjendës shtetndërtuese të Kosovës.

E nderuar Familje Rexhepi,

Më lejoni që në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka marrë me pikëllim të madh lajmin për vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Postimi i Limajt në Facebook:

Të dashur miq,

Me pikëllim të madh mora lajmin e ndarjes së hershme nga jeta të mikut tim, ish-kryeministrit të Republikës së Kosovës, Dr. Bajram Rexhepi.

Ndarja e parakohshme nga jeta e doktorit, është një humbje e madhe dhe pakompensueshme për familjen, miqtë, bashkëpuntorët dhe të afërmit e tij.

Në emrin tim dhe të NISMA për Kosovën, shpreh ngushëllimet më të thella familjes së doktorit të ndjerë, Bajram Rexhepi. U prehsh në paqe, doktor! FL.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, asht i pari nga radhët e Vetëvendosjes që ka shprehë ngushëllime për vdekjen e hershme të ish-krymeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepit.

“E dhimbshme vdekja e hershme e doktorit te UÇK-se dhe ish Kryeministrit Bajram Rexhepi. Ngushllime Familjes, bashkepunetorëve dhe bashkeluftetareve te Zones se Shales”, ka shkrue Selimi në Facebook.