Politikanja skoceze: Terrori që pashë në Kosovë më shtyni me i hy politikës

Liderja e konservatorëve në Skoci, Ruth Davidson, ka zbulue se si horrori që kishte pa në luftën e Kosovës gjatë kohës sa ishte gazetare në këtë pjesë t’Europës e kanë afektue atë shumë dhe kjo ishte shtysa e saj e parë që t’i futej politikës, shkruen The Times.

Davidson kishte udhëtue për në Jugosllavi në vitin 1999 si gazetare e re që raportonte për nji radio BBC dhe ka thanë se ato që pa atëherë në luftë do të mbesin me të gjithmonë.

Ajo i shpalosi kujtimet e saj gjatë një ligjërate në Festivalin e Televizionit Ndërkombëtar në Edinburg ku u tregoi të pranishmëve për ato që kishte pa në luftë kur ende ishte vetëm 21 vjet.

“Kur isha gazetare shumë e re në Kosovë pash se si ishte të ballafaqoheshe me realitetin e luftës në moshën 21 vjet”.

“Ishte hera e parë që pashë se çfarë rezultatesh të këqija mund të prodhojë politika”, pohoi, pos tjerash, Davidson.

Davidson asht 38 vjeçare. Ajo asht lidere e partisë së dytë ma të madhe në vend dhe nji nga anëtarët e parlamentit të Skocisë.

Davidson udhëheq Konservatorët Skocezë që nga viti 2011, njofton Klan Kosova.