Potera: Agim Veliu duhet me kërkue falje për akuzat ndaj meje për dezertim, habitem me heshtjen e bashkëluftarëve të mi, si Dini e Fatmir Humolli, ndaj këtyne akuzave (video)

Kandidati i Vetevendosjes per kryetar te Podujeves, Ajet Potera, ka thane Rrokum Roll të Televizionit Rrokum, se i ka hy gares me qellimin e vetem, qysh thote ai, “me çue n’shpi Agim Veliun”, kryetarin aktual te Podujeves.

Potera ka demantue akuzat e kryetarit Veliu per dezertim nga lufta.

“Ai duhet me kerkue falje publike per kete shpifje, sepse e din mire te verteten per mue”, asht shprehe Potera, shkruen Rrokum.TV

Ndersa, asht shprehe i habitun me heshtjen e disa bashkeluftarëve te tij rreth kesaj çashtje.

Potera e ka quejt mashtrues Agim Veliun.

“Ai i ka mashtrue krejt shtresat, vetem per shkak te interesave te ngushta”, thote Potera.

Ai shprehet i bindun se me 22 Tetor, qytetaret e Podujeves kane me ndryshue pushtetin ne kete komune.

“Qytetaret e dijne se nuk ka qeverise LDK’ja, po klani i Agim Veliut”, ka theksue Potera.

Kandidati i VV’s per kryetar te Podujeves zotohet se me qeverisjen e tij kane me u eleminue klientelizmi dhe nepotizmi.

Emisioni i plotë: