Prapë në Gjeorgji: Deputetët rrahen n’emision ‘live’

Dy kandidatë për deputetë janë përplasë fizikisht gjatë nji debati televiziv në Gjeorgji.

Kandidatët nga Lëvizja Demokratike dhe Partia Industrialiste ishin ftue të debatonin për platformat e tyne në zgjedhje, por debati ka degjenerue shumë shpejt në konflikt fizik.

Incidenti vjen vetëm pak ditë mbsi dy deputetë të tjerë nga të njajtat parti u përplasën fizikisht në nji tjetër studio.