Prekëse: Fëmitë sirianë flladiten në gropën e krijueme nga bombardimet

Aktivistët sirianë kanë publikue disa foto rrëqethëse, ku fëmi të vegjël notojnë në nji grope të krijueme si pasojë e bombardimeve në Aleppo.

Kështu, këto foto, të cilat kallxojnë ma shumë etjen për fmini në Siri janë publikue menjiherë tue u ba virale në internet.

Qendra mediatike pro-opozitare e Halepit tha se krateri ndodhet në zonën Sheikh Saeed.

“Çfarëdo që ka ba Assad në Halep, jeta nuk ka mbarue. Fëmitë tentojnë të rinisin nji jetë të re në çdo vend që shkatërrohet nga raketat e tij”, shkruen media. Pothuejse 2 milionë njerëz janë bllokue nga luftimet në dhe rreth Halepit, ndërsa OKB ka ba thirrje për nji armëpushim 48-orësh për të mundësue shpërndamjen e sigurt të ushqimit dhe barnave në pjesët jugore të qytetit, të kontrollueme nga forcat kryengritëse dhe pjesën perëndimore të kontrollueme nga qeveria.