Prekëse: Mbledh miqtë dhe familjarët në nji festë për me ju dhanë lamtumirën e fundit!

Në fillim të Korrikut, amerikanja Betsy Davis u dërgoi miqve të saj të ngushtë dhe të afërmve nji email, ku i ftonte në nji festë dyditore.

Kishte veç nji rregull: Askush nuk duhet me kajt në sy të saj.

Artistja 21-vjeçare vuen nga ALS.

Ajo i mbledhi miqtë dhe fisin për me ju dhanë lamtumirën me nji festë, përpara se të bahej e para nga California që i jep fund jetës vullnetarisht me nji dozë letale.

Tashma ligji e lejon vetvrasjen e asistueme mjekësore.

“Ideja që me shkue dhe me kalue nji fundjavë të bukur, që kishte me kulminue me vetvrasjen e saj, ishte nji sfidë, por nuk kishte pikëpyetje që kishim me shkue atje,” tha Niels Alpert, nji mik i saj.

30 veta ishin të pranishëm në festë.

Derisa asaj po i vinte fundi, artisten e shtrinë në nji krevet në verandën e shtëpisë.

Atje mjeku i dha nji kombinim me morfinë, pentobarbital dhe hidrat kloral.

Ajo vdiq katër orë ma vonë.

Miqtë e saj thanë se, ishte performanca e fundit që po jepte.

1-114-700x466 2-115-700x884 3-115-700x514