E Shtune, 3 Dhetor 2016

Presidenca e Trump: Pesë ndryshimet qe munden me prekë botën!

donald-trump-1024-1

Donald Trump në krye të Shteteve të Bashkueme mundet me ndryshue marrëdhaniet e vendit ma të fuqishëm me pjesën tjetër të botës.

Nji analizë e BBC mundohet me shpjegue se cilat do të jenë pesë ndryshimet kryesore, gjithmonë nëse Trump mban premtimet e bame përgjatë fushatës, shkruen Top Channel.

Presidenca Trump, pesë ndryshimet që mund të prekin gjithë botën

0Shares

Donald Trump në krye të Shteteve të Bashkuara mund të ndryshojë marrëdhëniet e vendit më të fuqishëm me pjesën tjetër të botës.

Një analizë e BBC mundohet të shpjegojë se cilat do të jenë pesë ndryshimet kryesore, gjithmonë nëse Trump mban premtimet e bëra përgjatë fushatës, shkruan Top Channel.

Pesë arsyet pse fitoi Donald Trump!Pesë arsyet pse fitoi Donald Trump!

Tregtia e lirë

Nëse Trump do të zbatojë me përpikmëri programin e tij, do të jetë ndryshimi më i madh në dekada i lidhjeve tregtare të Shteteve të Bashkuara me pjesën tjetër të botës.

Ai ka kërcënuar me anulimin e disa marrëveshjeve tregtare, përfshirë këtu traktatin “North American Free Trade”, të nënshkruar mes SHBA, Kanadasë dhe Meksikë dhe të cilin Trump e akuzon për humbjen e vendeve të punës në SHBA.

Ka sugjeruar gjithashtu largimin e Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Tregtisë. Favorizon taksat e larta të importit dhe ka folur për 45 për qind taksë për mallrat që importohen nga Kina dhe 35 për qind për ato që importohen nga Meksika. Ai thotë se kjo lëvizje do të ndalojë emigrimin e kompanive amerikane në vende me kosto të ulët prodhimi.

Klima

Hyri në fuqi vetëm katër ditë më parë, por Donald Trump është zotuar se do ta anulojë atë. Bëhet fjalë për “Paktin e Parisit”, nënshkruar në dhjetor të 2015 nga 195 vende të botës. Ka deklaruar se do të ndalojë të gjitha fondet amerikane për programet e ngrohjes globale të Kombeve të Bashkuara. Largimi i një vendi të vetëm nga kjo marrëveshje nuk e cënon atë, gjithsesi, largimi i vendit më të fuqishëm do të ishte një goditje e rëndë për paktin. Trump është pro shtimit të shpimeve dhe zgjerimit të teknologjisë për naftën argjilore, premton thjeshtimin e rregulloreve në këtë sektor dhe ndërtimin e linjës së importit të naftës Keystone XL nga Kanadaja.

Kufijtë

Ndaj emigracionit Donald Trump ishte shumë i ashpër fillimisht, por sa më shumë afrohej data e zgjedhjeve, aq më shumë zbutej ai në këtë drejtim. Ndaj, sot është ende e vështirë të parashikohet nëse do të realizojë deklaratat e famshme për murin e madh me Meksikën apo për dëbimin e mbi 11 milionë emigrantëve të paligjshëm. Ky qëndrim u zbut dhe Trump nuk fliste më për emigrantët e paligjshëm, por për “ata që ishin me precedentë kriminalë”. Deklaroi gjithashtu edhe një qëndrim të ashpër kundër myslimanëve, të cilët tha se nuk do t’i lejojë të hyjnë në SHBA. Edhe ky qëndrim u zbut së fundmi, kur deklaroi se i referohej ekstremistëve nga disa vende të caktuara të globit, por pa përmendur vendet.

NATO

E ka cilësuar shpesh si një organizatë “demode”, ku vendet anëtare mosmirënjohëse përfitojnë nga dora e lëshuar e Shteteve të Bashkuara me fondet. Ai ka deklaruar se Amerika nuk mund të përballojë koston e mbrojtjes së aleatëve të saj në Europë dhe Azi, po u kompensuar. Për këtë ai sugjeroi se mund të tërheqë menjëherë trupat amerikane nëse vendet anëtare të NATO-s nuk plotësojnë detyrimin e shpenzimit të 2 për qind të GDP-së për ushtrinë.

Rusia

Ka deklaruar se mund të zbusë tensionet me Rusinë dhe presidentin rus, Vladimir Putin. Shpesh e ka lëvduar si një lider të fortë, me të cilin do të pëlqente të kishte një raport miqësor. Nuk ka folur për forma konkrete bashkëpunimi me Moskën, përveç dëshirës për një aleancë mes dy vendeve kundër ISIS-it. Këmbëngul se me të në krye të Shtëpisë së Bardhë, respekti i Putinit për Shtetet e Bashkuara do të jetë më i madh sesa me Hillary Clinton apo Barack Obaman.