Presidenti i Filipineve shan randë Bashkimin Europian, “F*** you”

Parlamenti Europian ka dënue ashpër rritjen e dhunës dhe vrasjeve në Filipine tue shkaktue kështu reagim të ashpër nga ana e presidentit të këtij shtetit Rodrigo Duterte.

“E kam lexue dënimin e Parlamentit Europian. U them atyne ” Ik ….” (F*** you), ka thanë Duterte.

“Hipokritët e msheftë janë Gjermania dhe Franca. Na kallxojnë neve diçka, ndërsa paraardhësit e tyne gjatë epokës së kolonializimit vranë mija arabë dhe popuj të tjerë”, tha Duterte.

Duterte nuk asht qetësue dhe ka vazhdue të “bombardojë” BE’në.

“Kë kam vra unë saktësisht? Nëse asht informata e saktë,..1700 njerëz… por kush janë ata?. Kriminelë të zakonshëm. Dhe kjo quhet gjenocid?. Dhe tash BE’ja ka guximin të më dënojë mue. E përsëris, ‘shkoni ne ****” , ka thanë Duterte tue kallxue gishtin e mesëm.