Presidenti i Shqipnisë e jep formulën për zgjidhjen e Demarkacionit

ilir meta
Presidenti i Shqipnisë, Iliri Meta, tha se asht tepër e randësishme që çashtja e Demarkacionit të kufinit me Malin e Zi të zgjidhet në mënyrë parimore dhe të mençun.
“Asht tepër e randësishme m’u ba nji zgjidhje parimore dhe  e mençun për Demarkacionin, sepse kjo e zhbllokon procesin e liberalizimit.
Nuk mendoj se kjo çashtje mund të zgjidhet në këtë kohë kur Kosova asht e përfshime nën ethet elektorale të zgjedhjeve lokale.
Por asht nji çashtje që duhet të zgjidhet në mënyrë parimore,  konstruktive dhe të mençun, mbasi që asht në interes të Kosovës me zgjidhë këtë problem dhe përmes kësaj me i zhbllokue proceset tjera”, tha ai në nji intervistë për RTK.