Presidenti i zgjedhun Thaçi inaugurohet me ceremoni solemne

Presidenti i zgjedhun Hashim Thaçi, me 7 Prill ka me ba betimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe ka me marrë mandatin e tij presidencial.

Por Thaçi të nesërmen ka me mbajtë edhe ceremoninë e inagurimit në sheshin “Skënderbeu”, ku priten me qenë qinda mysafirë, Presidentë, politikanë e diplomatë nga rajoni e bota.

Përgatitjet për inaugurimin e Presidentit të Republikës së Kosovës, tashma janë finalizue dhe ka fillue edhe shpërndamja e ftesave zyrtare.

inagurimi2

Në këtë ceremoni ka me parakalue edhe Garda e Nderit e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ka me performue orkestra e Filarmonisë së Kosovës.

Kjo praktikë asht e re për Kosovën, por jo edhe për rajonin dhe Europën.

Për sigurinë e shesheve ka me u përkujdes Policia e Kosovës. Atë ditë sheshet kane me qenë të blindueme e të pa qarkullueshme për qytetarët.

Ceremonia ka me përfundue me fjalimin inagurues të Presidentit të Kosovës.

 

inagurimi2