Presidenti kërkon përfshimjen direkte të amerikanëve në dialog

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takue në New York, Ushtruesen e Detyrës së Ndihmës-Sekretares për Çashtje Europiane, Elisabeth Millard, dhe Zavendës-Ndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee.

Kreu i shtetit, i falënderoi Sekretaren Millard dhe Zavendës ndihmës-sekretarin Yee për mbështetjen e fuqishme dhe marrëdhaniet speciale të Shteteve të Bashkueme të Amerikës për Kosovën.

“Na jemi të vendosun me punue së bashku me SHBA’n, për me konsolidue pozitën e Kosovës në komunitetin ndërkombëtar, tue forcue raportet tona strategjike me komunitetin euro-atlantik, tue fitue ma shumë njohje dhe anëtarësime në organizata ndërkombëtare”, ka thanë Presidenti Thaçi gjatë takimit.

Ai tha se Kosova po punon më përmbushë prioritetet kryesore qe ndërlidhen me zhvillimin ekonomik, forcimin e sundimit te ligjit, plotësimin e kritereve për anëtarësim ne BE dhe NATO.

Ne takim u diskutue edhe për dialogun për normalizimin e marrëdhanieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi theksoi se përfshimja direkte e SHBA’ve në këtë fazë përfundimtare asht e domosdoshme për me sigurue nji marrëveshje përfundimtare të pranueshme dhe të zbatueshme për të dy palët e cila ka me forcue paqen dhe stabilitetin ne rajon dhe me gjanë.

 

Shperndaje në: