Presidenti shpall të Martën ditë zie në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpall të Martën, 22 Gusht 2017, ditë zie në Kosovë, në nderim të ish Kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, që ndrroi jetë sot në Turqi mbas nji sëmundje të randë.

“Në shejë respekti shtetnor dhe qytetar, dita e Martë, 22 Gusht 2017, shpallet ditë zie shtetnore në Republikën e Kosovës, mbas vdekjes të Dr. Bajram Rexhepi, veteran i UÇK’s, ish kryetar i Komunës së Mitrovicës, ish-Kryeministër i Kosovës, ish-Ministër i Punëve të Mbrendshme, ish deputet i Republikës së Kosovës dhe kirurg.”, thuhet ndër tjerash në vendimin e Presidentit Thaçi.

Me vendim të Presidentit Thaçi, flamujt shtetnor ngrihen në gjysëmshtizë në të gjitha objektet shtetnore të Republikës së Kosovës, mbrenda dhe jashtë vendit.