Presidenti takon homologun e Guyana’s, i kërkon ndihmë për njohje

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takue Presidentin e Guyana’s, David Arthur Granger.
Ai tha se mirëpresim emnimin e Ambasadorit të Kosovës të parë Jo-Rezident në Guyana, thuhet në njoftimin presidencial.

Homologët shprehën interesimin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik, tue përfshi edhe fushën e minierave, dhe të shkëmbimeve tregtare mes dy shteteve.

Presidenti theksoi se mbështetja e Guyana’s për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare asht shumë e randësishme.

Të dy liderët shtetnorë diskutuen edhe për mundësitë për bashkëpunimin mes dy vendeve në programe të ndryshme arsimore dhe në shkëmbimin e studentëve.

 

Shperndaje në: