Presidenti Thaçi jep tri lajme që kanë me ndodhë mbrenda vitit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka dhanë nji intervistë mbas kthimit nga Brukseli, ku në mënyrë jo formale asht takue me homologun e tij serb, Aleksandar Vucic.

Hashim Thaçi ka folë për televizionin e Shqipnisë, “ABC News”, ku ka dhanë tri lajme të mëdha që simbas tij, kanë me ardhë për Kosovën gjatë vitit 2017, raporton Insajderi.

Fillimisht ka thanë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka me u finalizue shumë shpejt, me nji marrëveshje historike, mes dy vendeve.

Mandej ka dhanë lajmin e dytë. Ka thanë se Qeveria e Kosovës ka me u formue në nji afat rekord, ani pse koalicioni fitues nuk i ka sigurue votat për me i pasë 61 deputetë sa nevojiten për me formue Qeverinë.

“Nuk besoj se ka me pasë krizë në ndërtimin e Qeverisë. Shoh vullnet nga koalicioni fitues për themelimin e Qeverisë në afat rekord. Kam me respektue Kushtetutën dhe Kosova ka me pasë shumë shpejt Qeverinë”, ka thanë presidenti.

Lajmi tretë lidhet me ushtrinë. Simbas presidentit ajo ka me u themelue mbrenda vitit 2017.

“Ky themelim i FSK’s ka me ndodhë gjatë vitit 2017”, ka thanë Thaçi.