Presidenti Thaçi: Katedralja asht shtëpia e krejt qytetarëve të Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në meshën e shugurimit të katedrales ‘Nana Terezë’ në Prishtinë, ka thanë se katedralja asht shtëpi e Zotit, por asht edhe shtëpia e krejt qytetarëve të Kosovës.

Thaçi tha se tradita jonë kurrë nuk ka ba ndamje në mes kishës, xhamisë, manastirit, apo teqes.

“Uroj që kjo katedrale për sot e përjetë me ndejt si shtyllë e qytetarëve të Prishtinës dhe me ju përkujtue të gjithëve se kush ishte Shën Tereza”, tha Thaçi.

Tue folë për figurën e Nanë Terezës, Thaçi tha se ajo pati zemrën e madhe për krejt botën.

“Uroj që kjo shtëpi të jetë fanar i dritës dhe tempull i paqes për të gjithë”, tha Thaçi.

Kryetari i shtetit tha se kjo katedrale u ngrit me djersën e popullit, diasporës, myslimanëve e katolikëve.

Shperndaje në: