Presidenti Thaçi në Dubrovnik: Kosova gati me marrë kryesimin e…

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në Samitin e SEECP, i njoftun si Procesi i Bashkëpunimit të Europës Juglindore, i cili po mbahet në Dubrovnik të Kroacisë.

Para presidentëve të rajonit dhe pjesëmarrësve tjerë në këtë samit, presidenti Thaçi ka falënderue presidenten kroate Grabar-Kitarovic dhe Kroacinë për nji kryesim të suksesshëm të SEECP.

Thaçi ka theksue se bashkëpunimi asht çelësi për ruejtjen e paqes dhe stabilitetit, por edhe për të ardhmen e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe në NATO.

“Përkundër faktit se ende kemi sfida jo të lehta në rajonin tonë, unë mendoj se zhvillimet e fundit na kanë dhanë arsye për optimizëm se gjanat përsëri munden me shkue në drejtimin e duhun”, ka thanë presidenti Thaçi.

“Mesazhi asht  qartë – na e duem BE’n, për shkak të vlerave që ajo përfaqëson dhe mundësive ekonomike që ofron. Ky asht mesazhi ma i mirë për rajonin, nga rajoni, mirëpo edhe për BE dhe NATO’n”, ka theksue presidenti Thaçi.

Ai ka thanë se asht paraqitë propozimi që Kosova me marrë kryesimin e Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore në të ardhmen e afërt.

“Na jemi të inkurajuem nga mbështetja që ky propozim ka marrë. Kjo asht dëshmia se SEECP mbetet një forum që promovon vlerat e barazisë, gjithëpërfshimës dhe bashkëpunimit”, ka thanë ai.