Presidenti Thaçi priti disa deputetë kroatë, i falenderon për mbështetjen

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritë sot në takim nji delegacion të deputetëve të Parlamentit të Kroacisë, të shoqnuem nga ambasadorja kroate, Marija Kapitanović.

Presidenti Thaçi ka falenderue deputetët kroatë për vizitën e tyne në Kosovë, tue falenderue ata po ashtu për mbështetjen që Kroacia ia ka dhanë Kosovës në vazhdimësi.

“E çmoj miqësinë historike me Kroacinë. Jemi mirënjohës për përkrahjen që Kroacia i jep Kosovës në çdo forum”, ka theksue Presidenti.

Nga ana tjetër, ambasadorja kroate, Marija Kapitanović, u shpreh se Kosova dhe Kroacia kanë shumë ura që i lidhin, e ma e vlefshmja janë komunitetet respektive, ai shqiptar në Kroaci dhe ai kroat në Kosovë.