Presidenti Thaçi sot takim me partitë, konsultime për datën e zgjedhjeve lokale

Presidenti Hashim Thaçi, të Mërkurën, ka ftue në takim përfaqësuesit e partive politike për me caktue datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Takimi asht thirrë në orën 09:00, në nji nga sallat e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, dhe ka me qenë i hapun për media.

“Në orën 09:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim konsultativ përfaqësuesit e subjekteve politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale”, njofton Presidenca për agjendën e Hashim Thaçit.