Presidenti Thaçi takohet me Donald Tusk

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqnuem nga Zavendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, u takue me Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk.

Presidenti Thaçi diskutoi me presidentin Tusk për udhëtimin europian të Kosovës dhe e falenderoi për mbështetjen e dhanë në këtë drejtim.

Ai ka thanë se Kosova mbetet e përkushtueme për të ardhmen e saj europiane.

“Kemi ba hapa të randësishëm në udhëtimin tonë drejt familjes së madhe europiane. Procesi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Europian duhet të përshpejtohet me veprime konkrete. Asht jetike për shtetin tonë dhe mbanë rajonin që BE’ja të mbetet e angazhueme në Ballkanin Perendimor”, ka thanë presidenti Thaçi gjatë takimit.

Shperndaje në: