Presidenti vjen me nji thirrje për dialogun me Serbinë

Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po merr pjesë në tryezën organizueme nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) me temën “E ardhmja e dialogut Kosovë-Serbi”.

Thaçi ka ritheksue iniciativën për themelimin e Grupit të Unitetit për me punue bashkarisht për përmbylljen e këtij procesi, tue kërkue përfshimjen edhe të përfaqësuesve të mediave dhe shoqnisë civile.

Ai ka thanë se Grupi i Unitetit ka m’u përba prej përfaqësuesve të institucioneve shtetnore të Kosovës, pra të Presidencës, të Qeverisë, të Kuvendit ku janë të përfaqësueme të gjitha partitë politike parlamentare.

“Përveç kësaj, nji rol të randësishëm në kuadër të punës së Grupit të Unitetit kanë me luejtë edhe përfaqësuesit e shoqnisë civile, akademia, mediat dhe cilido që konsiderohet se mundet me dhanë kontribut në këtë proces”, ka thanë ai.

Simbas tij, kjo ka me garantue konsensusin politik në dialog, por edhe ekspertizën e nevojshme për dialog dhe përkushtimin për me zbatue e arritun.

 

Shperndaje në: