Presidentja: Demarkacioni asht OK!

Presidentja e Republikës, Atifete Jahgaja, deklaroi se kufini ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi asht në përputhje me ligjin dhe dokumentet relevante.
Këtë deklarime ajo i bani në konferencë për media, mbasi e kishte marr raportin nga Komisioni Ad-Hoc i krijuem për këtë çashtje.
Jahjaga tha se komisioni dorëzoi raportin i cili vërteton edhe nji herë se demarkacioni i kufinit Kosovë-Mal i Zi asht në rregull.
“Ligjërisht dhe teknikisht,  ekspertet ndërkombëtarë nuk kanë gjete shkelje”, tha Jahjaga.

“Ata kanë vlerësue nga pikëvështrimi se procesi i vendosjes së vijës kufitare, a ju ka përmbajte standardeve ndërkombëtare”, tha Jahjaga.