Presidentja vendosi lule në Maalbeekun e Brukselit

jahjagaaa

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga sot vendosi lule pranë stacionit të metros Maalbeek në Bruksel, që ishte cak i sulmeve terroriste ditë më parë, për të nderu viktimat dhe në shejë solidariteti me familjarët e tyne dhe qytetarët e Belgjikës, njofton kumtesa presidenciale.

Sulmi terrorist në këtë vend ndodhi më 22 Mars, pothuej paralelisht me sulmin n’aeroportin e këtij vendi.

Në këto dy sulme jetën e humbën 31 persona.

Presidentja Atifete Jahjaga ndodhet për nji vizitë lamtumire në Bruksel.

Jahjaga, më 7 Prill, ja dorëzon postin e presidentit Hashim Thaçit.