Princi Charles mbërrin në Serbi. E pret kryeministri serb

Princi Charles i Mbretnisë së Bashkueme dhe bashkëshortja e tij, Dukesha nga Cornwell kanë arritë në Beograd në vazhdën e vizitës Serbisë dhe shteteve tjera të rajonit.

Princin Charles dhe bashkëshorten e tij n’aeroportin “Nikolla Teslla” e ka prit kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic, raporton B92.

Përveç Vucic n’aeroport për ta prit princin kanë dalë edhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë Maja Gojkovic dhe ambasadori i Britanisë në Serbi Denis Kif.

Princi Charles dhe Dukesha e tij janë prit me bukë dhe kripë, ndërsa në tepihun e kuq kanë dalë edhe femijë me veshje tradicionale serbe.

Përveç kryeministrit Vucic, princin nga Britania do ta pres edhe kryetari i Serbisë Tomislav Nikolic dhe bashkëshortja e tij.