Princi i Arabisë Saudite kallxon vendimin për shoferet femna

Princi i Arabisë Saudite thotë se vendi i tij ende nuk asht i gatshëm që m’i dhanë fund ndalesës që femnat të kenë mundësinë për vozitje.

Pamvarësisht disa hapave të suksesshëm në drejtim për të drejtat e femnave në kohën sa mbreti Abdullah ishte gjallë, tashma princi Mohammed bin Salman Al Saud tha se komuniteti saudit “ende nuk asht bindë rreth çashtjes së vozitjes nga ana e femnave”.

Prninci 30-vjeçar,  i cili ka rritë fuqitë e tij qysh nga vdekja e babes, erdhi në fron tue thanë se çashtja nuk ka të bajë me islamin, por kjo ka të bajë me normat kulturore.

“Vozitja e femnave nuk asht diçka religjioze, por diçka që ndërlidhet me komunitetin që ose e pranon atë ose e refuzon”, ka thanë ai.