Princi vazhdon viziten ne Kosove. Shkon n’Prizren

Princi Charles dhe Jahjaga

Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, Princi Charles dhe Dukesha Cornwall, bashke me Presidenten Jahjaga do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore për të pagjetunit e luftës.

Ata do të vendosin lule në Memorialin e Personave të Pagjetun pranë ndërtesës së Kuvendit, në Prishtinë.
Dukesha Cornwall dhe Presidentja Jahjaga do të takohen edhe me të Mbijetuemet e Dhunës Seksuale për me i ndigju sfidat me të cilat janë përball ato në kërkim të drejtësisë, si dhe për punën e Këshillit Kombëtar udhëhequn nga Presidentja.
Princi i Walles’it viziton Prizrenin, ku merr pjesë në konferencën ndërfetare të organizueme në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës.