Prindët e dy ushtarëve paditin Hillary Clinton’in, qe pse?

Kandidatja demokrate për presidente Hillary Clinton asht paditë nga prindët e dy ushtarëve amerikanë të vramë në sulmet terroriste të Bengazit.

Padia kundër Clinton asht ngritë nga Patricia Smith dhe Charles Woods, të cilët fajësojnë kandidaten se ka ba deklarata të rreme mbi vdekjen e Sean Smith, nji specialist të komunikimit të Departamentit të Shtetit dhe kontraktorit të CIA.

Gjithçka doket se lidhet me përdorimin e e-mailit privat të Clinton gjatës kohës, kur mbante postin e naltë zyrtar.

Paditësit kanë deklarue se, pikërisht ky server ka qenë epiqendra nga buronte informacioni jo veç për qeveritë e hueja, por edhe grupet terroriste.

Gjitashtu, paditësit pretendojnë se gjatë fushatës së saj, kandidatja demokrate ka deformue vërtetësinë e incidentit tragjik.