Priten reshje bore, vishuni trash nesër!

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikue që vendi ynë ka me mbetë nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit, të cilat kanë me qenë të qendrueshme deri ditën e Merkurë.
Temperaturat e ajrit kanë  me pësue ngritje të lehta në dy vlerat ekstremale, nga 9-11 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë celsius.

Ka me frye erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi deri 9m/s.

Ndërsa, nga mbasditja e së Merkurës deri të Premten ka me pasë kushte tjera meteorologjike.

Vranësinat të cilat pritet me ardhë nga pjesa verilindore e kontinentit do të jenë të denduna dhe të paqëndrueshme tue kushtëzue mot të vranët dhe me shi, në viset e ulëta kurse në viset malore reshjet e shiut kanë me u shoqnue me fjolla të lehta të borës.

Temperaturat do t’ulen dukshëm nën vlerat e mesatareve, nga 6-9 gradë celsius, derisa në viset malore me lartësi mbidetare mbi 900m temperaturat minimale kanë me shenue edhe vlera zero.

Ka me frye erë nga verilindja me shpejtësi deri 11m/s.