Prokurori i antimafias italiane: Papa Francisco objektiv sulmi terrorist

papalutjet

Papa Francisco mundet me qenë objektivi i nji sulmi terrorist.

Prokurori italian, Franco Roberti, ban me dije se autoritetet kanë me qenë në nivelin ma të naltë të vigjilencës për mbrojtjen e tij.

Simbas tij, nji numër sulmesh ndaj Papes janë parandalue në kohë.

“Nji numër i caktuem sulmesh janë parandalue tashma, por na nuk duhet me ulë vigjilencën tonë. Nuk mundemi me përjashtue rrezikun e nji sulmi”, shtoi ai.