Prokurorja Fetai: Dy ministra te Maqedonise i kane abuzue 360 mije euro

fatime-fetai1

Prokurorja speciale Fatime Fetai në konference të jashtëzakonshme per media, ka dhane detaje skandaloze qe adresojne kryetarin e komunes ne qytetin e Manastirit, Vladimir Talevski, i cili bashke me dy ministrat e VMRO-DPMNE, kanë abuzue me mija euro, pare të shtetit, që janë shpenzue për transportin e nxanësve.

Prokurorja Fetai bani të ditun se transporti i nxanësve në Manastir asht transporti ma i shtrejtë në botë.

“Të nderuem qytetar të Maqedonisë, të gjitha rastet të cilat i ka hape kjo prokurori, të gjitha veprat kriminele deri sot i kanë ba pjesëtarët e pushtetit. Nji pjesë e prezentimit do te jetë edhe në gjuhën turke. Tash do të dëgjoni pagesën ma të madhe të transportit të nxanësve në Manastir”, ka thanë prokurorja.

“Dy ministrat e Qeverisë së Maqedonisë, në mesin e tyne edhe ministri i financave Stavrevski, kanë realizue nji transport ma të shtrejtë në botë të nxanësve në Manastir. Gjatë hetimeve të furnizimeve publike të transportit të nxanësve në Manastir, janë konstatue parregullsi të mëdha”, ka thanë Fetai.

“Ka dame të mëdha të buxhetit të Maqedonisë nga ky tender në Manastir, dhe krejt ky dam asht ba në pajtim me drejtorët e shkollave të Manastirit. Të gjithë këta persona të përfshimë i kanë shkaktue dam të madh prej 360 mijë euro buxhetit të Maqedonisë, sepse vetëm për dy vjet janë dhanë këto pare për transport të nxanësve, që asht ma i shtrejti në botë”, ka potencue ajo.

Në fund, prokurorja Fetai ka thanë se krejt kjo u ba në mënyrë të paligjshme. Simbas kodit penal, ky keqpërdorim i madh duhet me u ndëshkue. Në vitin 2009 asht ba ky manipulim me dijenin e kryetarit të Komunës së Manastirit, i cili ju ka dhanë firmave Hera Trans, Xhes Trans dhe Bobi Turs, tenderin për transportin e nxanësve. Janë ba faktura fiktive, të pavërteta, sepse nuk asht krye shërbimi”, deklaroi mes tjerash Fetai.