Protesta n’Kosovë, Shqipni e Maqedoni për lirimin e Ramush Haradinajt (foto)

Nën organizimin e Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, në disa qytete, përfshi, Gjilanin, Mitrovicën Ferizajn, Pejën, Gjakovën dhe Prizrenin janë zhvillue protesta me kërkesën kryesore për lirimin e Ramush Haradinajt, i cili po mbahet në paraburgim nga autoritetet franceze, simbas nji urdhënarresti të lëshuem nga Serbia.

Protesta të ngjashme janë mbajt edhe në Tiranë dhe Shkup.

Kurse javën e kalueme nji e tillë asht organizue në Prishtinë.

Ramush Haradinajt, kryetar i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, ish-kryeministër i Kosovës dhe ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, asht ndalue më 4 Kallnor nga autoritetet franceze mbi bazën e nji urdhënarresti ndërkombëtar të Serbisë, me të cilin akuzohet për krime lufte në Kosovë.

Ministria e Drejtësisë në Serbi ja ka dorëzue të Martën organeve të drejtësisë në Francë kerkesën për ekstradim të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

N’anën tjetër, pala mbrojtëse e Haradinajt ka kërkue lirimin me kusht të tij, deri në përfundimin e procedurave.

Pritet që Haradinaj me u paraqitë t’Ejten para gjykatës ku ka me u shqyrtue landa ndaj tij.

 

Ramush Haradinaj asht arrestue edhe në vitin 2015 në Slloveni në bazë të urdhënarrestit të policisë së Serbisë të vitit 2004 dhe të mbajtun për disa ditë n’arrest në Lubjanë.

 

3-protetsaaa

 

4-protetsaaa