Protesta të reja në Shkup, priten edhe sonte!

protestashkup

Mija qytetarë edhe mbramë vazhduen protestat kundër vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov për faljen e politikanëve nga ndjekja penale dhe kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të shpalluna nga kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, më 5 Qershor të këtij viti.

Protestuesit kerkonin dorëheqjen e presidentit Ivanov, për shkak se simbas tyne ky vendim asht i papërgjegjshëm dhe rrezikon të ardhmen e vendit, ndërsa thonë se nuk ka kushte që të mbahen zgjedhje të lira dhe demokratike më 5 Qershor.

Mbramë ishte nata e katërt e protestave të organizueme në Shkup dhe ishte ma masive në krahasim me netët tjera, dhe ndërkohë Shkupi sot asht i qetë.

Protestat antiqeveritare mbahen nën organizimin e 88 organizatave qytetare.

Sot, simbas paralajmërimeve të lëvizjes ‘Protestoj’ n’ora 18:00 priten protesta të reja.