Protestë për lirimin e Ramush Haradinajt

Me 11 Kallnor (sot) ka me u mbajtë protestë gjithëpopullore për lirimin e ish-kryeministrit dhe liderit të AAK’s, Ramush Haradinaj, i cili asht ndalue nga policia franceze javën e kalueme, në bazë të nji urdhën arresti të Serbisë të vitit 2004.

Protesta mbahet me moton “Kundër fyemjes dhe padrejtësisë” në qytetet Prizren, Gjilan, Pejë, Mitrovicë, Gjakovë dhe Ferizaj dhe fillon në orën 11:55.