Protestojnë nanat gjidhanëse, duen hapesine me i ushqye fëmitë e tyne

Në Hong Kong të Kinës, janë mbledh nji grup i nanave dhe i kanë ushqye fëmite me gji, në mes të stacionit të trenave.

Në këtë formë, ato protestuen kundër diskriminimit që u bahet grave, të cilat i ushqejnë fëmitë me gji në vend publike.

Grupi ‘Mamamilk Baby Aleance’ kërkojnë që zyrtarët në vend me krijue nji ambient ma të favorshëm për nana që duen me ushqye fëmine e tyne të uritun.

Kjo protestë vjen pasi shumë nana janë largue nga mjetet e udhëtimit, lokalet ushqimore si dhe parqet, vetëm pse kanë qenë tue i dhanë gji fëmise.