Provuen me ja vjedh veturën, por kqyrne çka ju ban kjo grue 2 burrave

Nji skenë e tmerrshme asht kap nga kamerat e sigurisë, ku shfaq momentin kur nji grue përleshet me dy burra, njani prej të cilëve ishte i armatosun dhe provonte me ia vjedh veturen e parkueme para nji pompe karburanti, në Georgia të Shteteve të Bashkueme.

Jasmine Warren sapo e kishte mbylle veturën e saj, 2 personat i afrohen për me ia vjedh çelsat nga duert, ku njani nga ta ia drejton armën grues që kishte ndalue në Exxon.

Edhe pse ia morën çelsat, Jasmine iu vërsul kështu tue ia pamundësue largimin nga vendi i ngjarjes me veturën e saj.

Për fat të mire, nji veturë tjetër arriti në pompë dhe u parkue mbrapa veturës së Jasmine, dhe kështu “misioni” i 2 personave nuk përfundoi me sukses.