Pse amerikanët votojnë të Martën dhe në muejin Nandor? (video)

Keni mendue ndonjiherë se pse amerikanët kanë me votue nji ditë të Marte të muejit Nandor?

Nuk ka qënë gjithmonë kështu.

Në 15 zgjedhjet e para elektorale, çdo shtet amerikan kishte ditën e vet të votimit, derisa kjo mënyrë hapi probleme. Shtetet që votonin ma herët, influenconin votuesit e mavonshëm.

Ndaj edhe Kongresi caktoi nji datë për krejt: E Marta e parë mbas të Hanës së parë, në Nandor.

Pse e Marta?

Rrugët ishin thuejse jo egzistente. Duhej gati nji ditë që me u arritë deri te vendi i votimit. Kongresi donte me shmangë udhëtimin e sforcuem të njerëzve ditën e Diellë, që për të krishtenët asht dita e “Sabbath”. Sabbath asht nji ditë e caktueme për pushim dhe adhurim.

Ndaj, e Hana ishte dita e udhëtimit për udhëtarët që donin me votue të Martën.

Pse Nandori?

Shumica e amerikanëve ishin fermerë. Në Nandor, të korrat kanë mbarue. Moti ma i keq dimnor asht përpara.

Sot rrugët janë të mira dhe pak amerikanë janë fermerë. Ndërsa, ka disa propozime për mbajtjen e e zgjedhjeve të Shtunën, SHBA vazhdon me votue të Martën e Nandorit.

Kqyreni videon që e ilustron grafikisht, në mënyrë tejet interesante, këtë kuriozitet.