Pse asht i rrezikshëm ekstradimi i Abdeslam n’Francë

salah

Mbas disa javësh do të ekstradohet nga Belgjika në Francë, i dyshuemi i vetëm i mbijetuem nga sulmet e Parisit, Salah Abdeslam.

Ekstradimi i tij pritet të jetë i rrezikshëm.

26-vjeçari do të merret në pyetje nga prokurorët francezë.

Simbas “La Figaro”, autoritet belge dhe ato franceze po mbajnë sekret detajet e transferimit të Abdeslam’it në Paris.

E simbas BBC’s, kjo do jetë ni përgjegjësi e forcave speciale franceze.

Ndërkohë, më 31 Mars nji gjykatë belge vendosi që Salah Abdeslam të ekstradohet drejt Francës.

Që nga ajo datë Franca dhe Belgjika kanë fillu diskutimin për mënyrën sesi do të procedohet transferimi i të dyshuemit në fjalë.