Pse njerëzit e famshëm veshin gjithmonë të njajtat tesha

Ma pak energji e shpenzueme. Zgjedhja e veshjeve asht sfidë me vete dhe njeriu humbë energji. Për ta shmangë këtë, zgjedhin nji mënyrë praktike, të veshin të njajtin stil çdo ditë.

Kanë ma pak shpenzime. Të jetosh me nji gardërobë të njajtë asht nji mënyrë e mirë edhe për të kursye. Në këtë mënyrë kursen paret që mund të shpenzosh për veshje që edhe pse i blen, kurrë nuk i vesh, mbasi nuk të pëlqejnë ma. Kjo na ndodh krejtve.

Krijon nji model. Për shembull, të gjithë na kur shohim blluza gri, kujtojmë Mark Zuckerberg. Madje, theksohet se bahesh edhe i famshëm, mbasi identifikohesh me atë veshje dhe të njohin të gjithë.