Pse nuk guxojnë me u zvogëlue pensionet e veteranëve!

Xhavit-Jashari

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Deshmorëve, Xhavit Jashari ka thanë se nuk guxon me ndodhë zvogëlimi i pensioneve për veteranët e luftës së UÇK’s.

Ai e ka quejt plotësisht të gabueme kërkesën e Fondit Monetar Ndërkombëtar për zvogëlimin e pensioneve të veteranëve.

Jashari në nji intervistë për ‘Epokën e re’, tha se nëse insistohet të ndryshohet ligji apo të preken pensionet e veteranëve, do të shkaktohen probleme të mëdha.

Simbas tij, marrja e vendimeve të tilla do t’i revoltojë veteranët dhe do t’i fryjë destabilitetit në vend.

Jashari u ka bërë thirrje institucioneve të vendit të jenë të kujdesshme në këtë drejtim.