Pse po bahet debat në Komunën e Shkodrës në mes myslimanëve dhe katolikëve?

Këshilli komunal i Shkodrës asht kthye në nji arenë debatesh jo vetëm politike. Anëtari i këshillit komunal(PMDL), Mustaf Lici ka kundërshtue vendimin për me ba ndryshimin, nga 5 rajone që ka Shkodra, në 5 lagje simbas reformës territoriale.

Tue marrë shkak nga ky ndryshim, që Lici e quen nji asimilim të Shkodrës së vjetër, hedh akuza se në lagje myslimanësh janë vendosë emna katolikësh që nuk i njeh askush, por thjesht ishin miqtë apo shokët e komisionit që mori vendim në 2006’ën, që mandej u miratue edhe në këshillin komunal të asaj kohe.

“Këto lagjet që keni vendosë për t’u vnue numrat 1, 2, 3, 4, 5, na nuk jemi ndonji popullatë aq e madhe sa në Kinë. Shkodra ka nji kulturë dhe lagjet kanë emnat e vet, ‘Skenderbeg’, ‘Sarreq’, ‘Kiras’, ‘Rus’. Cila asht arsyeja që i asimiloni me numra? Në nji rrugë në ‘Kiras’ që asht pronë e imja dhe që e kemi lanë për të kalue kojshijtë, Rudolf Rasha ka vendosë nji emën që ka dasht vetë. Keni vendosë në ‘Udha Kryq’ (lagje myslimanësh), aty ku ju kanë thye tabelat qytetarët, dhe e dini shumë mirë. Ky qytet asht i ndjeshëm dhe mos e ço Gjonin atje, Zefin në ‘Kiras’. Gjonin çoje te Gjoni dhe Zefin te Zefi, se ky qytet asht i ndjeshëm te komunitetet fetare. I keni vendosë emnat si keni pasë dëshirë. Rrugët dhe lagjet kanë pasë identitet dhe ju e keni prishë identitetin. Kam me kërkue nji rishqyrtim për këta emna dhe kam me i rrxue ato vendime që ju keni marrë. Jepini moralin gjithkujt. Çoni nji emën katolik në ‘Kiras’ ku ai s’ka kalue asnjiherë atje. Po ta kishte nxanë gjyshi në atë kohë, kishte me kapë për hajn bagëtish. Çoje atje ku e meriton, por jo në ‘Kiras’”./GazetaDita