Pse Putin po mbështet nji mit të Luftës së Dytë Botnore!

Nji film i ri, që tregon se si ushtarët e Ushtrisë së Kuqe luftojnë heroikisht kundër gjermanëve, asht ba pjesë e fushatës së Kremlinit pë me rikthye krenarinë ruse.

Mediat shtetnore kanë transmetue pamje të presidentit rus, Vladimir Putin teksa ndjek filmin së bashku me presidentin e Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, në kryeqytetin Astana.

Por simbas BBC, filmi “28 burrat e Panfilovit” asht bazue në nji mit komunist.

Filmi flet për nji vetësakrificë pranë Moskës në Nandor të vitit 1941.

Simbas mitologjisë sovjetike, 28 ushtarë të divizionit 316 të Ushtrisë së Kuqe, kryesisht të rekrutuem nga Kazakistani dhe Kirgistani, rezistuen heroikisht ndaj ushtrisë së Hitlerit.

Burrat udhëhiqeshin nga gjeneral major Ivan Panfilov.

Të gjithë u vranë, por ata shkatërruen 18 tanke gjermane përpara se të binin në betejë.

Të 28 ushtarët janë përjetësue, dekorue mbas vdekjes dhe femijët kanë mësue në shkolla për ta.

Por historianët thonë se historia nuk asht e vërtetë.

Nji hetim sovjetik, i hartuem në vitin 1948, zbuloi se historia ishte shpik nga nji gazetar i gazetës së Ushtrisë së Kuqe, Krasnaya Zvezda.

Madje disa prej ushtarëve të atij divizioni mbijetuen.

Rezultatet e hetimit u mbajtën sekret.

Kur në Qershor të vitit të shkuem, drejtori i Arkivës Shtetnore Ruse, Sergei Mironenko tha se historia asht nji mit, tue citue dokumente historike, u kritikue ashpër nga ministri i Kulturës, Vladimir Medinsky.

Ma vonë u hoq nga detyra.

Kremlini ka hap nji kanal televiziv dedikue vetëm historisë.

Vetë Putin thotë se vendi ka nevojë për me rishkrue historinë, tue shmang fallsifikimet. Mapo

 

2-miti

 

4-miti

 

3-miti

 

5-miti

 

6-miti