Pse u alarmuen italianët prej 3 grave të mbulueme!

Aktet e fundit terroriste në vendet e Europës kanë rritë vëmendjen dhe frigën e njerëzve.

Në Jesolo, Venecia, disa qytetarë lajmëruen policinë kur panë tri gra të mbulueme.

Në fakt, personat e “dyshuem” ishin nji familje nga Arabia Saudite që kishte zgjedh Italinë për pushime.

Si raportojnë mediat italiane, ata ishin 4 burra dhe 3 gra, të cilët, mbas verifikimeve rezultuen me të gjitha dokumentet në rregull.

Ata kishin dalë për nji shëtitje krejt së bashku pa e mendue se mund të baheshin objekt dyshimi për ndonji njeri.

Mbasi janë marrë në pyetje, ata janë lanë të lirë.