Publikohen pamjet e aksidentit ku vdiqën Mikic e Aleksic në Nish (foto +18)

Gradimir Mikic, kryetari i komunës së Ranillugut dhe Sasha Aleksic, kryetari i Kuvendit komunal, vdiqën sot në nji aksident trafiku të tmerrshëm që ndodhi rreth orës 13:00 në autostradën Nish-Shkup.

Kështu shkruejnë sot mediat serbe, tue shtue se aksidenti ndodhi kur kerri “Toyota Landkruiser”, e cila po lëvizte prej Shkupi në Nish, për arsye të paspecifikueme, doli nga rruga.

Me këtë rast, siç thuhet ma tej, janë lëndue Vesna Mikic, bashkëshortja e kryetarit dhe Davor Petkovic, kryetar i Departamentit të Arsimit dhe Shëndetit, Ranilugë.

Siç thuhet ma tej, ata janë jashtë rrezikut për jetë.

 

Shperndaje në: